Bota

Irani ekzēkuton ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes

Irani ka ekzekutuar ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes, Alireza Akbari, pasi ai u dënua me vdekje.

Familjes së Akbarit iu kërkua të shkonte në burg për një “vizitë përfundimtare” të mërkurën dhe gruaja e tij tha se ai ishte transferuar në izolim, shkruan BBC.

Akbari, i cili kishte shtetësi iraniane dhe britanike, u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua për spiunazh për Britaninë e Madhe, të cilën ai e mohoi. Britania e Madhe i kishte kërkuar Iranit të ndalonte ekzekutimin dhe ta lironte menjëherë atë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly e kishte përshkruar dënimin me vdekje si një “akt të motivuar politikisht nga një regjim barbar që ka shpërfillje totale për jetën njerëzore”.

Sipas raportimeve nga mediat në vend, Alireza Akbari ishte varur, pa specifikuar datën kur ndodhi ekzekutimi.

Ministria e Inteligjencës e Iranit ka deklaruar se Akbari ishte një nga agjentët më të rëndësishëm të shërbimit inteligjent britanik në Iran.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *