KryesoreLajme

Investime në armatim e zgjerim të infrastrukturës, ministri Maqedonci rendit prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për këtë vit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka renditur prioritet e dikasterit që udhëheqë për vitin 2024, ku ndër të tjera bën pjesë edhe investimi në sisteme moderne të armatimit.

Maqedonci ka përmendur edhe ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zgjerimin e infrastrukturës.

“Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes, hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjerë përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Lexo më shumë  Haxhiu pret mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare për qëndrimet e VV-së ndaj Listës Serbe

Ai tutje ka bërë të ditur se prioritet është edhe hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Investimi në sisteme moderne të armatimit. Hartimi i strategjisë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kosovës. Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes. Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, ka përfunduar Maqedonci

Lexo më shumë  Rritet profesionalizmi i FSK-së, furnizohen me veshmbathje speciale të zhytjes

Rruga Press

YouTube player