Bota

Intesifikohen zjarret në Spanjë e Itali, çfarë pritet në vijim

Zjarri i egër shpërtheu në të gjithë Spanjën, ndërsa flakët përfshinë një pjesë të konsiderueshme mbi fshatin Cebreros në provincën qendrore të Avila.

Zjarri dogji bimësinë në mal, ndërsa helikopterët dhe avionët u vendosën në dispozicion për të shuar flakët. Rreth 4,000 njerëz u evakuuan  Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi qendrën e monitorimit të zjarrit teksa u shpreh se emergjenca klimatike është një realitet dhe ngrohja globale por vret miliona njerëz dhe po shkatërron ekosistemin dhe biodiversitetin.

Vala e të nxehtit 10-ditore e Spanjës ishte e treta më e gjatë që nga fillimi i regjistrimeve. Temperaturat pritet të rriten sërish në ditët në vijim, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik AEMET. Në Galicinë veriore, zjarri i egër në Folgoso do Courel ka djegur më shumë se 10,000 hektarë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Megjithëse temperaturat janë ulur në Francë dhe Britani të Madhe, zjarrfikësit janë ende duke luftuar flakët në Greqi dhe Itali. Zjarret në jugperëndim të Francës, të goditur keq, kanë nisur të vihen nën kontroll.

Më shumë se 1000 vdekje janë lidhur me temperaturat jashtëzakonisht të larta në Portugali, ndërsa në Spanjë janë regjistruar të paktën 500. Zjarret e mëdha kanë përfshirë edhe Italinë ditët e fundit, duke bërë që vendi të vihet në alarmin më të lartë të valës së të nxehtit.

Infrastruktura italiane gjithashtu është prekur rëndë, me mbylljen e përkohshme të hekurudhës midis Romës dhe Firences.

Ndërkaq presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se do të marrë së shpejti një vendim nëse do të shpallte një emergjencë federale klimatike.

Në fjalimin për krizën klimatike në Masaçusets, Biden shpalli një paketë modeste veprimesh ekzekutive dhe duke premtuar përpjekje më agresive.

Fjalimi i Bidenit për klimën erdhi ndërsa një valë historike e të nxehtit që ka përfshirë edhe SHBA-në. Rreth 100 milionë amerikanë nga qyteti i Nju Jorkut në Las Vegas do të jenë nën paralajmërimet e të nxehtit përgjatë gjithë fundjavës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *