KryesoreLajme

Intervistohet si i pandehur deputeti i Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

​Sllavko Simiq intervistohet për sulm ndaj gazetarëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka intervistuar sot në cilësinë e të pandehurit Sllavko Simiq, deputet nga Lista Serbe, me dyshimin se ka kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Simiq dyshohet se më 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit për Administrim të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Lexo më shumë  Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes

Policia e Kosovës kishte njoftuar atë kohë se 9 gazetarë në Leposaviq janë sulmuar dhe se disa prej tyre kanë pësuar edhe lëndime trupore, si dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Po ashtu, sipas policisë, ekipeve të mediave iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve.

YouTube player

Lexo më shumë  Prebreza: Dorëzuam mbi 60 dosje për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Fushë-Kosovë