BallinaLajme

Interpol ngre alarmin për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid: Rrjetet kriminale janë vënë në lëvizje

Interpol sot ngre alarmin për aktivitet kriminal lidhur me vaksinën anti-Covid, pak orë pasi Britania e Madhe miratoi përdorimin e kësaj vaksine.

Interpol njoftoi se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për ndërhyrjen e krimit të organizuar në shpërndarjen e vaksinën, reklamimet e rreme dhe jo vetëm.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock, shkroi në “Twitter” se “Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”. 

YouTube player