Interi ndryshon sponsorin në fanellë pas 26 vjetësh, kjo kompani e zëvendëson Pirellin
Kampionët e Serisë A, Interi është bërë me sponsor të ri në pjesën e përparmë të fanellës.
Pas 26 vjetësh, sponsori kryesor Pirelli do të largohet nga pjesa e përparme e fanellës “zikaltër” për ta zëvendësuar kompania Socio, shkruan Demokracia.com.
Kanë qenë vetë “Neurazzurët” të cilat kanë njoftuar në faqen zyrtare për këtë ndryshim.
“Një epokë e re ka filluar. Mirësevjen Socio”, thuhet në njoftimin e lëshuar të Interit.
Pirelli, ish-sponsori i Interit ka qenë për 26 vjet në secilën fanellë të Interit në pjesën e përparme të saj.
Në fotografinë me fanellën e re dhe sponsorin e ri kanë marrë pjesë disa nga yjet e skuadrës, përfshirë edhe transferimin e ri Hakan Calhanoglun.