Sport

Interi e nis si kampion, bindin Dzeko e Calhanoglu

Interi e ka nisur me hapin e duhur sezonin e ri të Serie A duke mundur me rezultatin e pastër 4-0 ekipin e Genoa.

Ndonëse me ndryshime të shumta në formacion, me largimin e Lukakut dhe Hakimit, zikaltërit treguan që në këtë ndeshje se janë ata ekipi për t’u mundur në këtë sezon të ri futbollistik në Itali.

Calhanoglu-s iu deshën vetëm 14 minuta për të shënuar, ndërsa Dzeko tregoi menjëherë se është një lojtar i kalibrit të lartë që e njeh portën në mënyrë të përkryer. Boshnjaku shënoi golin e katërt të ndeshjes në minutën e 88.

Dy golat e tjerë për djemtë e Inzaghi u shënuan nga Skriniar dhe dhe Vidal.

Në ndeshjen tjetër hapëse të Seria A që këtë vit kthehu dhe atmosferën e munguar të tifozëve, Sassuolo fitoi në transfertë ndaj Veronës me rezultatin 2-3.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *