Interesim konkret për Marash Kumbullën. Mësohet skuadra italiane që dëshiron shërbimet e mbrojtësit
Torino drejtuar nga trajneri Ivan Juric dëshiron shërbimet e Marash Kumbullës. Tekniku i ekipit torinez njeh aftësitë e mbrojtësit shqiptar, pasi më përpara e ka stërvitur te Verona.
Gjatë muajve të fundit, Torino është përpjekur disa herë të gjejë një marrëveshje me Romën, por kërkesat e larta të klubit kryeqytetas ka stepur Torinon. Roma nuk dëshiron ta lërë Kumbullën të lirë pa 20 milionë euro. Në këtë situatë, Juric e ka të vështirë të marrë ish-lojtarin e tij.
Rruga Press