Lajme

“Interesi kombëtar i është besuar Vuçiçit”, Berisha: Rilindasit na lanë doktrinën perëndimore. Kemi 8 vite që shohim drejt Azisë

Gjatë fjalës së tij me demokratë dhe simpatizantë të Fierit, Berisha tha se këto janë ditët më të vështirat për shqiptarët në 30 vite, për shkak të regjimit të Ramës që ka shtuar varfërinë, ka rritur largimin e shqiptarëve nga vendi dhe interesin kombëtar ia ka besuar Vuçiçit.

“Sot nafta ka çmimin e dytë më të lartë ën botë kur Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Europë. Sot si në asnjë vend tjetër në paqe, shqiptarët kanë braktisur vendin. Në 5 vite 530 mijë prej tyre kanë marrë dherat e huaja se s’ka punë siguri, se nuk sigurojnë të ardhmen. Rama u vret çdo ditë të ardhmen shqiptarëve. Asnjë komb, vend nuk prosperon e nuk zhvillohet në rast se nuk kujdeset kush për interesin kombëtar, interesi kombëtar është ai që konvertohet në mirësi për çdo qytetar të atij kurse sot i është besuar Beogradit dhe kriminelit më të madh të luftës në Europë, Vuçiçit”.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Përmendi shpesh termin Rilindje, por Berisha nuk e kishte fjalën për Rilindjen e Ramës që Europa i ka mbyllur dyert e integrimit, por për rilindjen e shekullit të 19 që sipas tij formësoi doktrinën perëndimore të kombit tonë.

“Neobllokmenet kanë tejkaluar baballarët e tyre bllokmenë mizorë. Kemi 8 vite që endemi në shkretëtirë me dyert e Europës të mbyllura. Kemi 8 vite që jo vetëm nuk ecim drejt Europës, por shohim drejt Azisë. Historia jonë është e dhimbshme, mbijetese, por për ne, për brezat që vijnë dhe fëmijët tanë një shtyllë është shtyllë e të gjitha shtyllave që na lanë rilindasit tanë; drejtimi perëndimor i kombit shqiptar. Nga do të na çojë Rama? Ai do të na çojë nga e çojnë xhepat e llogaritë bankare. Ne jemi dhe do të mbetemi se jemi komb i lashtë, por rilindjen nuk e kemi të lashtë por të shek. 19 dhe ata formësuan doktrinën perëndimore ata shin gjeni. Ata e dinin që shpirti ynë kishte vuajtur shumë, kishte pësuar drama të mëdha, po ata rilindjen e shihnin te vokacioni perëndimor i kombit shqiptar”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *