Sport

Interes i madh për sfidën Shqipëri-Poloni, shiten të gjitha biletat në “Air Albania”

Në shtator kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj dy sfida vendimtare për fatet e kualifikimit në kampionatin europian 2024.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të udhëtojnë fillimisht në 7 shtator në Çeki, për të sfiduar kryesuesit e grupit E dhe 3 ditë më vonë në “Air Albania” do të presim ata që ishin kuotuar si ekipi më i fortë i grupit, Poloninë.

Pikërisht për këtë përballje në “Air Albania”, gati 1 muaj përpara ndeshjes nuk ka më bileta të lira në dispozicion.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka nxjerre online biletat e kësaj ndeshje, dhe nga një vëzhgim në ëebsite e FSHF rezulton se tashmë stadiumi është pothuajse sold out. Vetëm disa dhjetra bileta kanë mbetur të lira në katet e sipërme të stadiumit. Kapaciteti total i stadiumit “Air Albania” është 22,500 vende, nga të cilat një nga sektoret është rezervuar për tifozët miq nga Polonia.

Interesimi i madh i tifozëve dhe mbështetja pritet të jetë akoma dhe më e zjarrtë për kuqzinjtë në rast të një rezultati pozitiv në Çeki, çka do i rriste së tepërmi shanset e Shqipërisë për të prerë një biletë për në finalet e kampionatit europian që do të luhet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Në tre ndeshjet e para, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë dhe është në vendin e dytë pas Çekisë.

Rruga Press

YouTube player