Intensifikohet sulmi në Kharkiv, të pakten 4 të vrarë
Shërbimet e urgjencës në qytetin lindor të Kharkiv thonë se katër persona janë vrarë nga bombardimet ruse mëngjesin e sotëm.
Një raketë goditi ndërtesat që i përkisnin policisë, Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Universitetit Kombëtar Karazin rreth orës 08:10 me orën lokale (07:10).
Fotot nga mëngjesi i sotëm tregojnë zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një ndërtesë universiteti dhe stacion policie pas goditjes.
Kryebashkiaku i qytetit thotë se Kharkivi ,të cilin ushtria ukrainase po e mban aktualisht heroikisht, është i rrethuar pjesërisht nga ushtria ruse, .
Rruga Press