Bota

Inteligjenca ukrainase: Putini po planifikon të shkaktojë sulm terrorist në Çernobil për të shantazhuar botën

Vladimir Putin ka urdhëruar trupat e tij të krijojnë një ‘katastrofë’ në Çernobil, për të cilën ai planifikon t’i fajësojë ukrainasit në mënyrë që të justifikojë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës së tij kundër vendit ish-sovjetik. Kështu ka deklaruar sot shërbimi i inteligjencës së Kievit.

Sipas tyre ‘sulmi terrorist’ do të kryhet nga operativë rusë të zhvendosur në central dje mes një grupi specialistësh të dërguar nga Bjellorusia për të marrë përsipër operacionet e sigurisë në termocentralin bërthamor.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Kievit beson se kjo po shtron terrenin për një katastrofë bërthamore për të cilën do të fajësohej Ukraina.

Ata thonë se forcat ruse kanë mbledhur trupat e ushtarëve ukrainas që vdiqën duke luftuar në aeroportin Hostomel – afër Kievit – në kamionë frigoriferikë, në mënyrë që ata të mund të çohen në Çernobil.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Qëllimi i Putinit sipas tyre është të ‘shantazhojë komunitetin global’ pas sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e armëve për Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *