Bota

Inteligjenca holandeze: Kina kërcëńimi më i madh për sigurinë ekonomike të vendit

Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike të Holandës, paralajmëroi sot shërbimi i inteligjencës holandeze në vlerësimin e tij vjetor, që përfshinte spiunazh tregtar dhe investime sekrete.

Në lidhje me sulmin rus në Ukrainë, shërbimi i inteligjencës holandeze deklaroi se Rusia përfaqëson një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë, i njohur me akronimin e tij AIVD, tha në një raport të vitit 2022 se ndërsa Holanda e konsideron Kinën një partner të madh tregtar, ambiciet e saj ushtarake po nxisin përpjekjet për të përvetësuar teknologjinë holandeze dhe perëndimore.

“Kompanitë kineze dhe institucionet arsimore janë partnerë të vlerësuar të institucioneve holandeze. Në të njëjtën kohë, ky vend përfaqëson kërcënimin më të madh për sigurinë ekonomike holandeze”, tha agjencia.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Sipas raportit, Kina përdor si investime legjitime, marrjen e korporatave dhe bashkëpunimin akademik, ashtu edhe spiunazhin e paligjshëm, të brendshëm, investime të fshehta dhe eksporte të paligjshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *