Inteligjenca britanike thotë arsyen e bombardimeve ruse ndaj zonave civile si në Çeçeni dhe Siri
Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar bën me dije se bombardimet ruse ndaj zonave civile të populluara në Ukrainë është një përpjekje për të thyer moralin e qytetarëve.
Në raportin e përditshëm të shërbimeve të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se forcat e rezistencës në Ukrainë vazhdojnë të befasojnë Rusinë, e cila është përgjigjur, duke synuar qytetet e mëdha, si Kharkiv, Chirnihiv apo Mariupol, shkruan “BBC”.
Inteligjenca britanike krahason strategjinë e Rusisë me fushatat e saj në Siri, në vitin 2016, apo në Çeçeni, në vitin 1999, kur ushtria ruse kreu bombardime intensive në zonat e banuara. Raporti i inteligjencës britanike thotë gjithashtu se përparimi i Rusisë është ngadalësuar nga shënjestrimi i linjave të furnizimit nga Ukraina.
Rruga Press