Bota

Inteligjenca britanike shpjegon pse as Ukraina e as Rusia s’po bëjnë përparim në front

As forcat ukrainase dhe as ruse nuk mund të depërtojnë vijën e frontit në Ukrainë për shkak të mbrojtjes së fortë ajrore nga të dyja anët dhe linjës së gjatë të kontaktit që duhet të ruhet, sipas inteligjencës britanike, shkruan CNN.

Një rishikim i të dhënave të inteligjencës tregon se operacionet e javëve të fundit kanë treguar vazhdimësi të trendit sikur në fillim të luftës: duke qenë të gjithë faktorët e tjerë të barabartë, balanca e betejës tokësore është përgjithësisht në favor të forcave mbrojtëse, pra në këtë rast, Ukrainës.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ofensiva ukrainase mbetet relativisht statike midis dy linjave kryesore të pozicioneve mbrojtëse ruse të përgatitura mirë në Ukrainën jugore, thuhet në raport. Ofensiva ruse në shkallë të gjerë u përball me mbrojtje të fortë ukrainase në Avdiivka.

Faktori kryesor i këtij fenomeni ka shumë të ngjarë të ishte dobësimi relativ i avionëve taktikë, thotë inteligjenca britanike. Të dyja palët mbajnë mbrojtje të besueshme kundërajrore, të cilat nuk lejojnë avionët luftarakë të ofrojnë mbështetje efektive ajrore për operacionet sulmuese.

Për më tepër, shtrirja gjeografike e konfliktit e ndërlikon kryerjen e operacioneve sulmuese. Është e vështirë për të dyja palët të grumbullojnë forca të afta për përparim, pasi shumica e trupave të mobilizuara nevojiten për të ruajtur linjën e gjatë të kontaktit 1200 km.

Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, beson se lufta me Rusinë po hyn në një fazë të re – luftë “pozicionale” me beteja statike dhe rraskapitëse. Për të përparuar, Ukraina ka nevojë për teknologji të larta.

Rruga Press

YouTube player