Bota

Inteligjenca britanike: Rusia po planifikon referendum në Kherson

Rusia po planifikon një referendum në qytetin jugor të Khersonit, sipas një raporti nga ministria britanike e Mbrojtjes.

Sipas inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar, kjo do të kishte për qëllim “justifikimin e pushtimit” të qytetit, i cili është e vetmja zonë e madhe që Rusia ka arritur të kapë.

Megjithatë, disa zona rreth Khersonit janë rimarrë nga trupat ukrainase.

“Qyteti është kyç për objektivin e Rusisë për të krijuar një urë tokësore në Krime dhe për të dominuar jugun e Ukrainës.”

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Rusia më parë mbajti një referendum të paligjshëm për pranimin e Krimesë në Federatën Ruse në vitin 2014 për të justifikuar në mënyrë retrospektive pushtimin e Gadishullit”, thuhet në deklaratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *