Bota

Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur 1/3 e trupave që nga fillimi i luftës

Rusia ka të ngjarë të ketë humbur ‘një të tretën’ e trupave  që nga fillimi i luftës, tha ministria e mbrojtjes britanike në një deklaratë, sipas skynews.

Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se përparimi i forcave ruse në Donbas ka ngecur. Inteligjenca britanike shtoi se gjatë muajit të fundit, Rusia “ka dështuar” të arrijë ndonjë “fitim të konsiderueshëm territorial”.

“Forcat ruse janë gjithnjë e më shumë të kufizuara nga aftësitë e degraduara, morali i vazhdueshëm i ulët dhe efektiviteti i reduktuar luftarak”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

“Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë ofensivën gjatë 30 ditëve të ardhshme.”

Ditën e djeshme, Ukraina dhe një institut amerikan pretenduan se Rusia kishte humbur betejën për qytetin verilindor të Kharkiv-it – një objektiv kyç për Putinin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *