Bota

Inteligjenca britanike: Rusia do të vazhdojë përdorimin e armëve të rënda në zonat urbane

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë të shtunën se Rusia preferon bombardimet “pa dallim” dhe se ka të ngjarë që të vazhdojë të përdorë “armë të rënda” në zonat urbane.

Në përditësimin e inteligjencës britanike thuhet se Rusia ka pësuar humbje të mëdha.

Forcat ruse po tregohen të gatshme për t’u përfshirë në operacione urbane, thuhet në njoftimin, dhe “preferojnë të mbështeten në përdorimin pa kriter të bombardimeve ajrore dhe artilerive në një përpjekje për të demoralizuar forcat mbrojtëse”.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në Hungari/ Sondazhet: Tisza kryeson ndaj Orbanit, përqindje e madhe e votuesve të pavendosur

“Ka të ngjarë që Rusia do të vazhdojë të përdorë fuqinë e saj të madhe të zjarrit në zonat urbane, pasi synon të kufizojë humbjet e saj tashmë të konsiderueshme, me koston e viktimave të mëtejshme civile”, ka thënë inteligjenca.

Shton se rusët vazhdojnë të rrethojnë qytete të Ukrainës, si Kharkivin, Chernihivin dhe Mariupolin.

Rruga Press

Lexo më shumë  BE u bën thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë: Përgatituni për ndërprerje të zgjatura
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *