Inteligjenca britanike bën përditësimin e saj për luftën në Ukrainë
Rusia vazhdon të godasë civilët ukrainas në rajonin e Donbasit, Mariupolit dhe Mykolaivit, sipas inteligjencës ushtarake britanike.
Pas tërheqjes së tyre nga Kievi, trupat e Kremlinit kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt lindjes, të mbështetur nga raketat e lundrimit të lëshuara nga forcat detare ruse.
“Megjithatë, ambiciet ruse për të krijuar një korridor tokësor midis Krimesë dhe Donbasit vazhdojnë të pengohen nga rezistenca ukrainase” shkruan në përditësimin e saj Minsitria e Mbrotjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Rruga Press