KryesoreLajme

Inteligjenca artificiale bën që Oda Ekonomike e Serbisë “ta njohë” Kosovën

Oda Ekonomike e Serbisë (PKS) ka krijuar një ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale (IA) në uebfaqe, por ky institucion nuk priste që në mesin e pyetjeve të bëra do të ishte edhe çështja e Pavarësisë së Kosovës. PKS-ja futi në uebfaqe shërbimin BizChat, i cili së fundmi u prezantua në Forumin e Biznesit në Kopaonik.

Siç shkruan “N1”, në pyetjen “A është Kosova pjesë e Serbisë?”, BizChat përgjigjet që jo.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Në pyetjen e dytë, “pse është mirë për Serbinë, në aspektin ekonomik, që Kosova të jetë e pavarur?”

‘Chatbot’-i në faqen e PKS-së u përgjigj se, në rastin e njohjes së Kosovës, do të rritej fluksi i investimeve të huaja në Serbi, do të forcohej stabiliteti në rajon dhe do të mundësohej qasja në tregje të reja.

‘Chatbot’-i më pas u fshi nga faqja e Odës Ekonomike të Serbisë (PKS).

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

PKS-ja prezantoi BizChatin në Forumin e Biznesit Kopaonik – “shërbim i ri digjital i bazuar në inteligjencën artificiale që, në kohë reale, 24 orë në ditë, u mundëson biznesmenëve dhe kompanive të marrin shpejt dhe lehtë informacione të rëndësishme për biznesin”.

BizChat u krijua në bazë të teknologjisë Microsoft.

Rruga Press

YouTube player