Bota

Inteligjenca amerikane thotë se rreth 7000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Më shumë se 7 mijë ushtarë janë vrarë që prej kur Vladimir Putin vendosi që të fillojë pushtimin në Ukrainë, ka thënë Inteligjenca amerikane.

Zyrtarët e Pentagonit i kanë thënë se New York Times se kanë qenë më gjendje t’i mbledhin të dhënat duke i analizuar imazhet satelitore dhe videot të cilat tregojnë tanket dhe trupat ruse.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Porse, ata kanë thënë se shifrat e vdekjeve mund të mos jenë të sakta.

Vlerësimet tregojnë se më shumë se 150.000 trupa ruse kanë hyrë në Ukrainë që nga 24 shkurti me diku 14.000 deri në 21.000 të lënduar.

Shifrat e fundit kanë ardhur pasi raportet nga Kievit këtë mëngjes tregojmë se gjeneralmajori Oleg Mityaev është bërë gjenerali i katërt që është vrarë në luftën në Ukrainë.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Herët këtë javë, presidenti Volodymyr Zelensky tha se rreth 1300 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *