KryesoreLajme

Instruktorë britanikë të zbulimit trajnojnë pjesëtarët e FSK-së

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses Kursi “Trajno Trajnerët” për Instruktor të Zbulimit nga Ekipi Trajnues Britanik dhe dy instruktorë të FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, Komandanti i KDS-se, gjeneral Dreshaj gjatë ceremonisë falënderoj komandantin e trupave të Regjimentit të Dragonjve të Lehtë (RDL), nënkolonelin Jon Harris për mbështetjen, trajnimin dhe përgatitjen e Instruktorëve të Njësive të FSK-së.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Kursi për Zbulim është një nder kurset më sfiduesi në Ushtrinë Britanike, andaj pjesëtaret e FSK-së, treguan, qëndrueshmëri, fuqi fizike dhe psikike dhe pune ekipore për tu certifikuar Instruktor Zbulimi”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Rritja e Kapaciteteve dhe zhvillimi i aftësive profesionale nga partnerët po e bën FSK-në të qëndrueshme dhe të gatshme në përmbushje të misionit dhe detyrave.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫
YouTube player