KryesoreLajme

Instituti Vjenës: Shqipërisë i duhen 73 vite për të arritur standardet sociale dhe shëndetësore të BE-së

Ndërsa Rama mashtron shqiptarët se kinse drejton një qeveri të majtë dhe sociale, sipas institutit te Vjenës, Shqipëria është së paku 73 vite pas të qenit një shtet social dhe me standarde të pranueshme nga BE sa i përket shëndetësisë.

Raporti i Institutit të Vjenës tregon se Shqipëria mbetet 73 vite pas BE-së në mirëqenie sociale, ndërsa për sistemin shëndetësor i duhen rreth 39 vite për të arritur nivelin europian.

Lexo më shumë  Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

Të dhënat e projektit Converge2EU theksojnë se, ndonëse Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm aksesin në internet dhe shërbimet publike online, hendeku në mirëqenie dhe paga reale mbetet i gjerë.

Në rajon, Shqipërisë ia kalon edhe Kosova, e cila renditet më mirë me vetëm 19 vite prapambetje sociale, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnja qëndrojnë më keq.

Në aspektin e shëndetësisë, edhe pse thuhet se Shqipëria ka bërë hapa me investime në infrastrukturën spitalore, sfidat mbeten në cilësinë e kujdesit dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Lexo më shumë  VV: Një parti e lidhur me aktet terroriste nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje

Ekspertët nënvizojnë se përmirësimi i sistemit arsimor dhe lidhja e aftësive të të rinjve me tregun e punës janë çelësi për rritjen e mirëqenies sociale dhe afrimin me standardet e BE-së në dekadat e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player