Bota

Instituti suedez V-Dem: Serbia, në mesin e vendeve me nivelin më të lartë të autokratizimit

Instituti suedez V-Dem në raportin e fundit “Sfidimi i Autokratizimit”, thotë se Serbia sërish është në mesin e vendeve me nivelin më të lartë të autokratizimit.

Sipas këtij raporti, në listën e demokracive liberale, Serbia është në vendin e 104-të në botë për vitin 2022. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet e lira, ky vend renditet në vendin e 116-të.

Në pjesën për zgjedhjet thuhet se gjatë procesit zgjedhor të vitit 2022, në Serbi janë shënuar parregullsi nga të cilat ka përfituar pushteti aktual.

“Demokracia është shkatërruar në shtatë nga 10 vendet më të mëdha autokrate në dhjetë vitet e fundit”, thekson raporti, shkruajnë mediet serbe.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Instituti arriti në përfundimin se në Serbi hapësira për veprimin e akterëve, të cilët janë të ftuar të marrin në konsideratë ndryshimet në politikën aktuale, po kufizohet ndjeshëm.

Dhe me këtë, raporti i këtij instituti, e vendosi Serbinë ndër vendet me nivelin më të lartë të autokratizimit.

Në vitin 2021, Serbia ishte ndër vendet, në të cilin fushëveprimi i disidentëve është ulur ndjeshëm në dekadën e fundit. Pastaj, raporti përmend edhe mobilizimin e madh të njerëzve të regjimit në pushtet, ku Serbia hyn në atë kategori së bashku me El Salvadorin dhe Mianmarin.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Kategoria e vendeve, të cilës i përket edhe Serbia, janë përshkruar nga instituti si vende ku liderët autokratë janë të prirur ndaj akuzave dhe censurës së medieve.

Në raportin e tij vjetor mbi gjendjen e demokracisë në botë, ky institut suedez përdor një qasje unike për matjen dhe diferencimin e niveleve të demokracisë duke përdorur më shumë se 60 indekse dhe 500 tregues. Raporti njeh katër lloje regjimesh: autokracitë e mbyllura dhe elektorale si dhe demokracitë elektorale dhe liberale. /Telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *