Bota

Inflacioni në Eurozonë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Pushtimi rus i Ukrainës e ka futur Eurozonën në një realitet të ri ekonomik, ku inflacioni i lartë nuk është më një dhimbje e përkohshme koke, por rrezikon të zhbëjë rikuperimet e post-pandemisë.

Në mars, inflacioni arriti në 7.5 përqind në baza vjetore, niveli më i lartë i të gjitha kohërave për Eurozonën.

Lexo më shumë  Autoritetet estoneze sekuestrojnë një anije me destinacion Rusinë, dyshohet për kontrabandë

Shifra përbën një rritje domethënëse krahasuar me një vit më parë, kur inflacioni ishte 1.3%, shumë më poshtë se objektivi prej 2% i caktuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Të dhënat për marsin janë të parat e EUROSTAT që marrin parasysh pasojat e luftës në Ukrainë, që tani ka hyrë në muajin e dytë dhe kur fundi i saj është ende larg.

Inflacioni vjetor, që është kuota e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, ka qenë në rritje që nga fundi i verës së kaluar, kur një mospërputhje mes ofertës dhe kërkesës i çoi çmimet e gazit në stratosferë.

Trendi vijoi përgjatë dimrit kur temperaturat e ulëta nxitën rritjen e konsumit të elektricitetit dhe u përkeqësua pasi presidenti Vladimir Putin dha urdhrin për pushtimin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *