Inflacioni më i lartë në Eurozonë në 13 vjet, kërkohet ndërhyrje
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të diskutuar mbi inflacionin dhe rritjen e çmimit të energjisë, e cila po ndikon në xhepat e qytetarëve.
Muajin e kaluar, iflacioni në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit.
Çmimet u rriten për çdo gjë, nga faturat e energjisë elektrike deri te blerjet e përditshme.
E gjithë kjo shton një ndjenjë ankthi ekonomik për shumë nga familjet.
“Meqë kostoja e gjithçkaje po rritet, ne jemi të detyruar të rrisim çmimet në të njëjtën kohë, është një cikël i pafund”, thotë një qytetar.
“Tani është koha për të ndërhyrë me kontrollin e çmimeve apo në formën e ndihmës shtetërore për të lehtësuar situatën, sepse sa vjen e përkeqësohet”, nënvizon një qytetar.
Faktori kryesor i inflacionit është rritja e çmimeve të energjisë që ka goditur ekonomitë në të gjithë botën.
Inflacioni në Eurozonë vetëm për energjinë arriti në 23.5 për qind në tetor. Inflacioni ka rritur çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera, që do të thotë se të gjithë në këtë dimër do të përballen edhe me fatura më të larta të gazit dhe energjisë elektrike.
Ministrat e financave të BE-së do t’i përqendrojnë diskutimet e tyre mbi “zgjidhjet e mundshme politike”, por deri më tani, blloku ia ka lënë në dorë qeverive kombëtare t’i përgjigjen krizës energjetike të këtij dimri./euronews/