Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit – marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh
Aksionet e prodhuesve të veturave po shohin rëniet më të mëdha në Evropë.
Bëhet e ditur se industria e motorëve do të jetë një nga sektorët më të prekur nga tarifat e planifikuara të presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan BBC.
Stellantis – markat e të cilit përfshijnë Chrysler, Citroen, Fiat, Jeep dhe Peugeot – pa që aksionet e saj ranë me gati 6%.
Ndër gjigantët e tjerë evropianë të makinave, VW ra me 5.7%.
Gjithashtu, Mercedes ra me 4.4% dhe BMW me 4%.
Rruga Press