Bota

Indigjenët nga Greonlanda i kërkojnë dëshmpërblim Danimarkës pas dështimit të eksperimentit social

Gjashtë qytetarë të Groenlandës i kërkojnë dëmshpërblim qeverisë daneze për shkak të dështimit të eksperimentit social të vitit 1951. Sipas BBC-së këta qytetarë janë të mbijetuarit e një grupi prej 22 fëmijësh që u morën nga shtëpitë e tyre për tu edukuar si danezë.

Fëmijët u vendosën në jetimore dhë nuk ju lejua kontakti me familjet. Avokati i tyre deklaroi që klientët e tij kërkojnë  një dëmshpërblim prej 37,800 dollarësh. Autoritetet daneze nuk kanë bërë asnjë koment deri tani për këtë çështje.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Kryeministrja Mette Frederiksen kërkoi falje vitin e kaluar në emër të kombit për këtë çështje. Një prej femijëve Helene Thiesen deklaroi për BBC që kërkimi i faljes do të thoshte gjithçka për të. Groenlanda është një territor autonom i mbretërisë se danimarkës që menaxhon në mënyrë të pavarur  monedhën,punët e jashtme dhe të mbrojtjes.

Këta fëmijë u morën me synimin e mordenizimit të këtij vëndi. Institucionet e asaj kohe i kërkuan priftërinjve dhe mësuesve të indetifikonin fëmijë që mund të edukoheshin sipas kultures daneze dhe më vonë të ishin një model për marrëdhëniet midis dy vendeve. Shumë familje e kundërshtuan këtë politikë, por në vitin 1951 anija MS Disko u nis nga porti i kryeqytetit Nuuk me 22 fëmijë në bord.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Helene Thiesen që tani është 70 vjeç deklaroi që e mori vesh vetëm në vitin 1996 arsyen pse ishte e marrë nga familja e saj. Ajo deklaroi që nuk arriti më të ndërtojë marrëdhënien me nënën e saj.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *