Bota

India “pushtohet” nga vala e të nxehtit. Regjistrohen temperatura përvëluese

Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me temperatura në deri 49.2 gradë Celsius në kryeqytetin Delhi.

Banorët e Indisë po përballen me valën e pestë të të nxehtit prej muajit mars.

Zyrtarët u kanë kërkuar banorëve që të marrin masa paraprake, pasi temperaturat mund të rriten edhe më shumë.

Ata kanë paralajmëruar se i nxehti mund të shkaktojë probleme shëndetësore për ata që janë më të cenueshëm, përfshirë foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me probleme kronike.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri indian, Narendra Modi, u ka kërkuar ministrave të bëjnë plane për të zvogëluar ndikimin e të nxehtit të madh, pasi temperaturat janë rritur më shpejt se zakonisht.

Ndonëse temperaturat e larta janë të zakonshme në Indi, sidomos në maj dhe qershor, vera ka nisur më herët këtë vit, pasi vala e parë e të nxehtit është raportuar në muajin mars.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

Temperatura mesatare për një muaj ka qenë më e larta në 122 vjet.

Qendra për Shkencë dhe Ambient, një institut që merret me këto çështje, ka thënë se valët e të nxehtit këtë vit kanë prekur 15 rajone, përfshirë Himaçal Pradesh, i cili njihet për temperaturat e këndshme./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *