BallinaBota

India miraton përdorimin e vaksinës AstraZeneca

India ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Ministri i informacionit Prakash Javadekar lajmëroi të shtunën se të paktën tre vaksina të tjera po prisnin në radhë për t’u miratuar, duke deklaruarse ‘India është mbase i vetmi vend ku të paktën katër vaksina po bëhen gati.’

“Njëra u miratua dje për përdorim emergjent, Serum’s Covishield”, ai tha, duke iu referuar vaksinës së prodhuar nga Instituti i Serumit i Indisë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Vaksinimi i vendit të dytë më të populluar në botë me një nga nivelet më të larta të infeksioneve do të jetë një hap i madh në betejën kundër pandemisë.

Vaksina e AstraZeneca konsiderohet jetike për vendet me të ardhura më të ulëta dhe ato në klimë të nxehtë sepse është më e lirë, më e lehtë për tu transportuar dhe mund të ruhet për periudha të gjata në temperatura normale të frigoriferit.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Sipas të dhënave paraprake vaksina e Astra Zeneca është 62% efikase për të krijuar mbrojtje ndaj COVID-19. Ajo merret në dy doza. Megjithatë ka të dhëna se efikasiteti i vaksinës rritet në 90% nëse së pari injektohet gjysma e dozës së saj dhe në injektimin e dytë merret e plotë.

Deri më tani, India ka raportuar më shumë se 10 milion të infektuar me Covid-19.exit/

Rruga Press

YouTube player