Incidente para ndeshjes, tifozët shqiptarë dhe ata polakë përplasen – ndërhyn policia
Shqipëria do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese për në Kupën e Botës, kësaj radhe ndaj Polonisë në “Air Albania”.
Ky takim do të luhet me kapacitet maksimal të tifozëve ku do të jenë rreth 22 mijë të pranishëm.
Nuk do të mungojnë as tifozët polakë që do të jenë rreth 1 mijë dhe kanë udhëtuar për në kryeqytetin shqiptar.
Kur duhen edhe pak orë para sfidës, të dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën.
— News video (@Newsvideo13) October 12, 2021
Para presidencës një grup tifozësh shqiptarë kanë shkëmbyer sharje dhe ofendime me disa polakë që ishin të pranishëm.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos dilte nga kontrolli më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozëve.
Rruga Press