KryesoreLajme

Inceneratorët/ “Skandali më i madh i korrupsionit në historinë shqiptare”

Rasti është skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare. Kështu e cilësonte media e njohur pranë Brukselit, Euractiv, skandalin e inceneratorëve. Ky cilësim u bë nga Euractiv pas arrestimit të Alqi Bllakos. Ish-deputeti socialist u lirua sot nga burgu për të shkuar në “arrest shtëpie”.

Euractiv në shkrimin me titullin “Arrestohet përfundimisht deputeti shqiptar në skandalin e qeverisë” argumenton se Alqi Bllako u arrestua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, një skandal qeveritar me 430 mln euro.

Shkrimi i plotë nga Euractiv:

Autoritetet në Tiranë kanë arrestuar tashmë Alqi Bllakon, një ish-deputet socialist, për përfshirjen e tij të dyshuar në një skandal qeveritar prej 430 milionë eurosh.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Ditët e fundit për Bllakon është lëshuar një fletarrest, ai ka dhënë dorëheqjen duke i hequr imunitetin dhe tani më në fund është arrestuar.

Akuzat kanë të bëjnë me kohën e tij si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Kur dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-ministrin Lefter Koka, gjithashtu i arrestuar, për përvetësim parash.

Ai besohet se ka përvetësuar 120 mijë euro si pjesë e një skeme prej 430 milionë eurosh.

Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama si trurin e kësaj afere. Dhe i ka kërkuar vazhdimisht SPAK-ut të hetojë liderin shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët që nga viti 2014 kanë udhëhequr procedurat për dhënien e çmimeve të kompanive të sapokrijuara, pa eksperiencë, të gjitha në pronësi të të njëjtëve —tre kontrata koncesionare për inceneratorët e mbetjeve. Rama ka mohuar me forcë çdo keqbërje.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Ata që qëndrojnë pas kompanive janë në kërkim dhe në arrati. Ndërkohë, qeveria vazhdon t’i paguajë ato sipas kushteve të kontratës, ku Rama thotë se do të ishte shkelje e kontratës.

Rasti është skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare, i dyti pas rënies së skemave piramidale të mbështetura nga qeveria në 1997, të cilat ndezën luftën civile. /lapsi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *