Lajme

“Inceneratorët”/ Lubonja: Drejtësia e kapur nga Rama nuk mund ta hetojë këtë aferë

Afera e inceneratorëve ishte sërish temë diskutimi në emisionin “Pikat mbi I”, në “News 24”. Për të folur rreth kësaj çështjeje në studio ishin të ftuar dy analistët, Artur Zheji dhe Fatos Lubonja.

Sipas Zhejit, korrupsioni në këtë aferë është i përmasave galopante e sipas tij, inceneratorët në përdorim janë jashtë standardeve teknologjike të kohës. Nga ana tjetër, Lubonja iu referua deklaratës së Ramës një ditë më parë i cili tha se për këtë çështje do të flasë drejtësia. Sipas Lubonjës, drejtësia nuk mund të flasë, pasi sipas tij është e kapur nga mazhoranca.

Zheji: Në këtë aferë duhet veçuar teknologjia, që Rama thotë që është e nevojshme. Mjafton të informohesh shumë pak, për të thënë që inceneratorët janë shumë të vjetër si teknologji në vetvete. Ata që kanë ardhur këtu, janë më të vjetrit të çmontuar nga vende që i kanë nxjerr nga sistemi. Djegia bën hi plehrat, por shkatërron oksigjenin. Sot, teknologjia që përdoret është djegie e brendshme, që nuk ka tym, por krijon nxehtësi, energji elektrike dhe është një përpunim e cila nxjerr vetëm avuj uji në përfundim, me teknologjinë që përdoret në Evropë, ndërsa kjo nxjerr tym e blozë. Një Shqipëri që ka inceneratorë që nxjerr tym dhe blozë është një teknologji e viteve ’50-ë dhe ofron ndotje mjedisore. Kemi të bëjmë me një buxhet që është i madh. Janë paguar dhe paguar kuota financimesh për projekte që s’janë bërë fare. këtu është një proces ekologjik i shpëtimit nga plehrat, për një industri e cila në disa segmente kryesore nuk u bë fare. Për varrosjen e plehrave merren aq para nga buxheti i shtetit sa ato të shndërroheshin në mbetje të padëmshme. Janë 430 mln euro të denoncuara nga opozita, BIRN, ka disa investigime paralel të cilat duan apo nuk duan do të kryqëzohen në një pikë. Dilema është nëse kryeministri ka dijeni, apo e kanë mashtruar. Populli shqiptar na ka dhënë dy proverba, që “peshku qelbet nga koka” dhe që uji rrjedh i pastër nga larg dhe qelbet poshtë. Nuk mendoj që Rama që di çfarë ndodh në jetën familjare të vartësve të vet, nuk di ku janë paratë. Reagimi i Ramës që tha se ata që kanë ngjyer gishtin të dënohen, do të thotë që lista e personave të përfshirë është e gjatë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Lubonja: Unë do të flas për pjesën që më shqetëson më shumë mua. Tashmë nuk është vetëm çështja e inceneratorëve, por u bë e qartë se çfarë sistemi kemi ngritur ne. Kryeministri ndodhet në krye të kësaj organizate kriminale siç e ka quajtur opozita dhe inceneratorët është një nga korrupsionet e shumta, s’është e vetja. Për mua problem është krimi i organizuar. Kryeministri dje u godit me doreza pambuku nga gazetari i VOA, por ai tha një gjë që thuhet për 30 vite pasi ndodh skandali. Ai tha që do të flasë drejtësia, sepse sipas tij sot është e pavarur. Këtu mbetet çështja. Me një drejtësi të kapur, sepse unë kështu gjykoj. Rama tha se opozita nuk ekziston, e tha që ai ka lidhje me popullin. Rama ka kapur drejtësinë dhe këtu ngrihet pyetja tjetër, kjo opozita zyrtare që ka hapur temën e inceneratorëve, që as përllogaritet nga Rama ka një kondratitacion të madh. Basha dje foli për reformën në drejtësi që është përdorur nga Rama. Po si ka mundësi që shkon dhe i voton vettingun Ramës për këtë drejtësi të kapur. Këtu ka një kontradicion. Kjo më shqetëson mua. Si do e luftojmë këtë drejtësi? Me fjalë? Fjalët i kemi thënë të gjitha, i di çdo njeri. Sigurisht mirë është që të bëhet e qartë se ka një vjedhje. E di dhe prokuroria këtë, por nuk vepron sepse është e kapur. Cila është mënyra për ta luftuar këtë regjim? Unë i referohem kryeministrit dje i cili gazetari siç thashë e pyeti, i tha dhe komisionin dhe që injoroi plotësisht dhe tha se është drejtësia. Në fund ky komision nuk bën hetime si prokuroria, por thjesht sensibilizon.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *