Lajme

Importet e zarzavateve në sasi nga jashtë u rritën me 44%. Prodhimet vendore hidhen në kosh

Importet e zarzavateve kanë shënuar një rritje jo të zakontë ne 6-mujorin e parë të vitit 2021 duke sinjalizuar se, konsumi i prodhimeve vendase është duke u zëvendësuar me shpejtësi nga prodhimet e huaja.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në janar-qershor 2022 u importuan rreth 27 mijë tonë zarzavate, nga rreth 19 mijë tonë vitin e kaluar në të periudhe, ose rreth 8 mijë tonë më shumë.

Kanalet e importit të produkteve bujqësore janë rigjallëruar. Tani në të gjithë tregjet e pakicës, në kulmin e prodhimeve vendase gjen domate të paketuara nga Greqia e Italia.

Më parë funksiononin disa kufizime për të mbrojtur prodhimin vendas, por këtë vit mallrat e importit, të tilla si domate, patate e disa lloj perimesh të tjera kanë hyrë në tregun tonë si asnjëherë këto vitet e fundit.

Edhe pse eksportet e zarzavateve vendase po rriten, përqindja e tyre është më e ulët se, rritja e importeve që po vjen në këto produkte. Në 6 mujorin e parë eksportet e zarzavateve në sasi u rriten me rreth 10%, ndërsa importet me 44%.

Lexo më shumë  Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Nuk ndalen protestat, lajmërohet marshimi i radhës

Operatorët tregtarë pohuan se prodhimet bujqësore vendase, sidomos ato të serave ishin më të kufizuara në sasi këtë vit, teksa rritja e eksporteve u ndikuar nga shtimi i numrit të kontratave me jashtë për eksportin e tyre.

Si rrjedhojë e rënies së prodhimit dhe rritjes së eksporteve, një pjesë e nevojave për konsum të brendshëm po plotësohen me import.

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve në vlerë u rrit me 18.5% për 6 – mujorin, nga 20% në 5-mujor. Kjo ishte rritja më e ulët në krahasim me grupet e tjera të eksporteve. Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti  vë gurin themeltar për tri projekte në Podujevë

Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.

Teksa ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me rimet të larta të dy dekadave të fundit me mbi 8,5%, bujqësia sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritjen më të ulët në krahasim me sektorët e tjetër me vetëm 0.28%. E njëjta situatë vijoi edhe në tremujorin e parë 2022 me vetëm 0.1 %.

Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi rritja e kostove të lëndëve të para la pa mbjellë qindra hektarë tokë. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar./Mnonitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *