Bota

Impakti nga Brexit, Irlanda pritet të marrë 920 milionë euro nga BE

Republika e Irlandës pritet të përfitojë 920 milionë euro nga një fond i posaçëm i Komisionit Europian, i cili është përcaktuar për të “zbutur impaktin e Brexit”.

Rezerva e Rregullimit të Brexit është e disponueshme për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ndërkohë që ka një përqendrim të fortë tek ata që janë më të prekur.

Lexo më shumë  Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë për shëndetësinë nga “Pandemic Fund”

Komisioni shprehet se Irlanda është përfituesja më e madhe dhe vendi i parë që përfiton nga ky fond, i cili arrin në 5.4 miliardë euro.

Qeveria irlandeze pritet ta marrë këstin e parë prej 361 milionë eurosh në 2021, 276 milionë në 2022 dhe 282 milionë euro në 2023.

Sipas komisioneres Elisa Ferreira, Brexit shkaktoi një impakt negativ në jetën e shumë njerëzve dhe qytetarët e Irlandë ishin ata që e ndjenë më shumë.

Lexo më shumë  Donald Trump kërcënon të deportojë aktorin Robert De Niron, pas fjalimit që ai mbajti në Oscar

“Fondi që Irlanda do të përfitojë do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës, suportojë ekonominë vendase dhe zbusë impaktet negative në komunitetet lokale”, shtoi Ferreira.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *