Imitoi Del Pieron, Uzuni realizon super gol në Europa League, buzëqesh dhe Reja
Myrto Uzuni është pa diskutim një nga legjionarët më në formë. Sulmuesi kuqezi po kalon një moment magjik, këtë e vërtetoi sërish në sfidën përballë Celtik, duke realizuar një super gol. Në minutën e 86-të, në atë që konsiderohet zona Del Piero, me një trajektore të pakapshme, Uzuni dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 2-3.
Për fat të keq, goli i Uzunit ishte thjeshtë një gol personal pasi nuk i shërbeu Ferencvarazos të merrte pikën e parë në fazën e grupeve në Europa League, duke vijuar të qëndrojnë në vendin e fundit, me shanse thuajse zero për të vijuar më tej. Kjo ishte ndeshje e tretë radhazi që Uzuni shënon për Ferencvaros, një lajm shumë i mirë për trajnerin Edy Reja përpara sfidave të nëntorit kundër Anglisë dhe Andorra.
Rruga Press