Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) nisi sulme me dronë kundër dy rafinerive të naftës dhe një aeroporti ushtarak në rajonin Krasnodar të Rusisë gjatë natës së 27 prillit, ka thënë një burim në forcat e sigurisë dhe mbrojtjes për Kiev Independent.
Në javët e fundit, forcat ukrainase kanë nisur një seri sulmesh me dron që synojnë të dëmtojnë industrinë e naftës të Rusisë, e cila është thelbësore për të mbështetur përpjekjet luftarake të Moskës.
Dhe në një nga sulmet e fundit, SBU goditi dy depo nafte në rajonin Smolensk të Rusisë më 24 prill, duke shkatërruar 26,000 metra kub karburant.
Siç thuhet më tej, dronët goditën “objektet kyçe teknologjike” në rafineritë e naftës Ilsky dhe Slavyansk gjatë natës më 27 prill, duke shkaktuar zjarre dhe evakuim të personelit.
Damage from a Ukrainian strike on Russia’s Kushchyovskaya air base is visible in new high resolution satellite imagery.
— Brady Africk (@bradyafr) April 28, 2024
This site is more than 200 kilometers from the front line in Ukraine. pic.twitter.com/HXNaB7ClGp
SBU dhe Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës goditën gjithashtu bazën ajrore ushtarake Kushchyovskaya, “ku ishin vendosur dhjetëra aeroplanë ushtarakë, radarë dhe pajisje elektronike të luftës”, sipas burimit.
Ndërkohë imazhet e reja satelitore duket se tregojnë dëme në bazën ajrore ushtarake ruse Kushchyovskaya në rajonin e Krasnodarit.
Sipas Sky News, Planet Labs shpërndau imazhe duke krahasuar se si dukej baza më 19 mars në krahasim me sot.
Rruga Press