Imazhe të rinj satelitorë: Mercenarët rusë ndërtojnë fortifikim antitank
Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies tregojnë një fortifikim pothuajse 2 kilometra që është ndërtuar jashtë qytetit të pushtuar nga Rusia të Hirske, në Ukrainën lindore.
Fortifikimi përbëhet nga katër rreshta piramidash çimentoje që rusët shpresojnë se do të ndalojnë çdo automjet dhe tank ukrainas të lëvizë drejt lindjes. Pas fortifikimeve antitank ndodhet një llogore e madhe.
Imazhet shtesë satelitore nga Agjencia Evropiane e Hapësirës tregojnë se gërmimi i kanalit u krye në dy pjesë: seksioni i parë i kanalit u hap duke filluar më 25 shtator; seksioni i dytë u hap midis 30 shtatorit dhe 5 tetorit.
Një tabloid rus publikoi një hartë të mërkurën duke pretenduar se grupi Wagner do të vazhdojë të ndërtojë “vijën” e tyre derisa të shtrihet në lindje nga kufiri ruso-ukrainas deri në Kreminna, dhe më pas në jug deri në Svitlodarsk.
Një analizë e hartës nga CNN tregoi se një fortifikim kaq i gjatë do të shtrihej afërsisht 217 kilometra.
Nuk është hera e parë që Grupi Wagner ka përdorur llogore për të forcuar pozicionet e tyre. Në vitin 2021, grupi mercenar ndërtoi afërsisht më shumë se 70 kilometra, llogore përgjatë shkretëtirës libiane për të ndaluar sulmet tokësore mbi pozicionet e tyre atje.
Rruga Press