Ilir Meta rezulton në dosjet e sigurimit të shtetit, “spiunoi shokun që do arratisej”. Thërret konferencë për shtyp
Ilir Meta e quajti akt vetëvrasës shkresën e Autoritetit të Dosjeve që përmend emrin e tij në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Meta e quajti “akt vetëvrasës” veprimin e autoritetit të dosjes.
“Nuk është vetëm për të ardhur keq për autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka, çfarë nuk ka dhe sa e vërtetë dhe e manipuluar është në ato dosje që thonë ata. Me një email anonim na qenka zbuluar se na qenka një I.M që sipas lojrave dhe aludimeve të qëllimshme nga shkresa e autoritetit dhe tashmë parlamenti dhe mediat e incineratorëve që lëshojnë bomba që nga dje.. u zbulua që pas tridhjetë e ca vetesh I.M na qenka njeri që nga mars I 1992 është bërë deputet dhe I është nënshtruar të gjitha filtrave e komisioneve të të gjitha kohëve”
Pse nuk thirri I.M, i cili nuk I.M por Ilir Meta i cili ka babë ka emër dhe mbiemër.
“Pse u dashka me urgjencë të bëhet një ligj i posaçëm. A ka njeri që e beson?”tha Meta.
Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.
Gjithçka nisi në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Kjo për shkak se e-mail zyrtar i institucionit kishte dalë jashtë përdorimit për shkak të sulmit kibernetik.
Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit, figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve.
Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.
Ndryshimi i ligjit për të verifikuar personazhe të politikës dhe drejtësisë që kanë dalë një herë të pastër nga Komisioni i Dosjeve ka qenë kërkesë e hershme e autoritetit, që nga ana tjetër pas indiceve për disa nga këto persona ka zbuluar se ka materiale që i komprometojnë si bashkëpunëtorë.
Rruga Press