IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes në ushqim shkaku i temperaturave të larta
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në ushqimin që konsumojnë.
Kjo thirrje e IKSHPK-së u bë për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.
“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas Institutit, kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës është nevojë për shëndetin dhe mirëqenien.
Rruga Press