Lajme

Ikën Basha, PD me logo e vulë të re

Kuvendi i Rithemelimit të Partisë Demokratike miraton ndryshimet në statutin e partisë. Në këtë mënyrë, Lulzim Basha nuk do jetë më kryetar i partisë.

PD do drejtohet nga një organ kolegjial deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese sipas parimit “një anëtar- një votë”.

Me ndryshimet e reja, PD do ketë një logo dhe një vulë të re, duke i rikthyer simboleve origjinale.

Lexo më shumë  Dosja ‘Balluku’ është llahtari - Rreth 6500 SMS, tendera në këmbim me apartamente deri tek bisedat për jahte

Me ndryshimet e reja statusore, kryetari i partisë largohet në mënyrë automatike kur humbet zgjedhjet dhe nuk ka të drejtë të rikthehet

Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.

Lexo më shumë  Murati: Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç

Gjithashtu, statuti i ri e bën të pavlefshëm Kuvendin Kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *