Lajme

Identifikimi i viktimave do të bëhet pas përfundimit të autopsisë

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, u shpreh se për momentin janë 14 viktima dhe se sipas të dhvnave paraprake nuk do të rritet.

Sipas Alsat, Stankov në një deklaratë tha se autopsia e 14 viktimave nga zjarri i djeshëm në spitalinb Covid në Tetovë  pritet të përfundojë sot ndërkaq nuk dha afat kohor për identifikimin e viktimave.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Pas orës 1 të mesnatës janë 14 trupa. Autopsia ka nisur qysh në mbrëmje. Janë formuar ekipe që do të punojnë në autopsi dhe në identifikim të trupave. Presim që sot të përfundojnë autopsitë, ndërsa për identifikim do të shohim ta realizojmë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t’i dorëzojmë viktimat tek të afërmit”,- tha Stankov.

Stankov thekson se vetëm pas përfundimit të autopsisë do të shohim nëse ka nevojë për realizimin e analizave të ADN-së për identifikim të viktimave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *