Identifikimi elektronik/ KQZ: Nuk do kryhet në rreth 100 qendra. Ja procedura në rast defekti
Në një dalje për mediat nënkryetarja e KQZ Lealba Pelinku iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me identifikimin elektronik të zgjedhësve, në rast të ndonjë defekti të mundshëm të pajisjes që e mundëson atë.
“Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që mundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve, KQZ pret deri në 3 orë rregullimin eose zëvendimin e saj, pas 3 orësh përligjet identifikimi me listën e printuar të zgjedhësve.
I kemi njoftuar KZAZ për operatorët e dimë në këtë moment, se cili është operator dhe ato qendra votimi që nuk janë të mbuluara me operator, rreth 100, ku do vijohet me identifikimin tradicional Peshën më të lartë e zënë bashkitë e qarkut Vlorë dhe Gjirokastër.”-u shpreh Pelinku.
Rruga Press