‘Ideja e Open Ballkan është e rrezikshme’, presidentija e Kosovës kundërshton edhe njëherë inicativën e Ramës, Vuçiç dhe Zaev
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjermani ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.
Gjatë kësaj deklarate ajo ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është një tentativë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe thekson se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.
“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, – tha Osmani.
Rruga Press