Argument

Ide të vjedhura nga politikanë në Tiranë në librat e mi

Nga Shaban Murati

Ide të vjedhura nga politikanë në Tiranë në librat e mi:

– Propozimi që Shqipëria të shpallë festë kombëtare 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës (që në vitin 2012, libri “Hije në diplomacinë shqiptare”).

– Propozimi që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi (që në vitin 2009, libri “Çeshtja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”).

– Propozimi që qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive (që në vitin 2012, libri “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”)

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

– Propozimi që Shqipëria të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës së Preshevës të njejtin status dhe të drejta si pakica serbe në Veri të Kosovës (që në vitin 2011, libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”).

– Propozimi që Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO (që në 2016, libri “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”).

Në botën e qytetëruar vjedhja e ideve pa referencën përkatëse të autorit dhe të burimit origjinal cilësohet krim, sepse idetë janë pronë intelektuale, që mbrohen nga ligji i të drejtës së autorit.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

PS. Një sqarim për komentuesit: Autorët japin ide që të zbatohen nga qeveritë dhe janë të lumtur kur idetë e tyre zbatohen. Kritika e mësipërme nuk u drejtohet qeverive dhe as përmend qeveritë. Kritika është ndaj politikanëve që vjedhin idetë dhe i paraqesin si të tyret në publik, në shkrime, në parlament dhe te qeveritë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *