Sport

Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A

Zlatan Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolognas në moshën 40 vjeç e 23 ditë.

Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ngjarje në Stadio Dall’Ara për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Davide Calabria dhe shënoi një autogol.

Lexo më shumë  Asllani titullar në Champions, formacionet zyrtare të sfidës Feyenoord-Inter

Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolognas me një goditje të mirë me të brendshmen e këmbës së djathtë.

Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A me 40 vjeç e 23 ditë mbi supe.

Pietro Vierchowod ishte 40 vjeç e 47 ditë, legjendari Silvio Piola e gjeti rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.

Mbajtësi i rekordit mbetet Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.

Lexo më shumë  Asllani titullar në Champions, formacionet zyrtare të sfidës Feyenoord-Inter

Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *