KryesoreLajme

Ibishi, veteran i luftës: Fatëkeqësisht, OVL – UÇK-së, u kap nga një grusht “politikanësh” që fshihen nën petkun e politikanit, por në të vërtetë nuk janë gjë tjetër përveç hajna, zhvatës, të korruptuar, bandit, kriminel e tradhëtar. Profiter të Luftës e të Paqes

Adem Ibishi

REAGIM KUNDER VENDIM-it; TË OVL-UÇK-së Nr.Prot.213/2025 date 13.02. 2025.

Ka kohe që OVL- UÇK, ka rënë kembë e krye nën ndikimin politik te disa partive politike qe thirren në UÇK dhe Luften e sajë të Shenjtë..

OVL – UÇK-së, do te duhej te ruante pavaresine e saj politike dhe te fokusohej ne mbrojtjen dhe perfaqësimin e denje te vlerave te Luftës së Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Të përfaqësonte dhe mbronte të drejtat e VETERANVE TE VERTETE të UÇK-se.

Fatëkeqësisht, OVL – UÇK-se, u kap nga nje grusht “politikanesh” qe fshihen nen petkun e politikanit, por ne te vertete nuk jane gje tjeter përveç hajna, zhvates, te korruptuar, bandit, kriminel e tradhetar. Profiter te Luftes e te Paqes.

Shume e dhimbshme!

Prandaj unë si Veteran i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves, DISTANCOHEM nga vendimi i larte cekur ne veçanti dhe po ashtu DISTAMCOHEM nga vete OVL – UÇK-se.

Kjo organizate, NUK ME PERFAQËSON MUA AS QENDRIMET E MIA.

Unë do te respektoj kushtetuten, ligjet dhe vendimet e shtetit tim. Do te respektoj festat, organizimet dhe perkujtimet e organizuara nga Qeveria e Republikes së Kosoves. Pa marr para sysh se kush drejton shtetin e qeverine. Sepse dua te respektoj, nderoj e perkujtoj me perulesi. Vepren e sakrificen e Komandantit tone Legjendar Adem Jashari, familjes se ti te rene per liri dhe atyre te gjalleve, si dhe gjithe Heronjve, Deshmorve, Martirve qe jane sakrifikuar nder breza, per liri, pavaresi, shtet e demokraci.

Beje thirrje të gjithe Bashkëluftetarve te mi, te gjithe Veteranve te vertete, qe te ngritin zerin e tyre publikisht dhe te distancohen nga vendimi i OVL- UÇK-se, sepse eshte vendim politik, eshte i gabuar, i demshem, i turpshem dhe skandaloz.

Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosoves!

Rroftë Republika e Kosoves, Shtet Sovran dhe i pa varur!

Lavdi! Heronjve, Dëshmorve, Martirve!

Komandant, ti nuk ke vdekur. Ti je i gjallë, ne do te kujtojme e nderojme perherë!

Rruga Press

Lexo më shumë  Socialistët dhe Demokratët Evropianë: Serbia duhet të tregojë përkushtimin e saj strategjik ndaj BE-së

YouTube player