Lajme

I vazhdohet paraburgimi Milun Milenkoviqit edhe për dy muaj

Milun Millenkoviq, i njohur me nofkën “Lune”, do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj.

Kështu bëhet e ditur në një përgjigje të Gjykatës Themelore e Prishtinës për RTV Dukagjinin.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurit M.M, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, thuhet në përgjigje.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Milenkoviq ishte arrestuar në qershor të këtij viti nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor, KKZ në dhjetor të vitit të kaluar në veri.

Po ashtu, ai dyshohet edhe për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë protestave të dhunshme në veri të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player