Lajme

I thurën vargje gjenocidit të Srebrenicës, reagon Kamberi:Fytyra e vërtetë e Serbisë

KOSOVË–Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas videos së zyrtarëve serbë, të cilët këndonin këngë ultranaciobnaliste e duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”,– ka shkruar Kamberi.

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *