Lajme

I solli naftë ruse në Durrës Piro Bares, arrestohet kapiteni i anijes Aleksei Smaznov

Është arrestuar nga policia e Durrësit, kapiteni Rus i anijes Libiane Aleksei Smaznov. Vendimi për ndalimin e tij është marë nga prokuroria e Durrësit, e cila pak ditë më parë urdhëroi oficerët që të bllokonin të gjitha pasaportat e anëtarëve të ekuipazhit të anijes.

Aleksei Smaznov, është ndaluar për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave dhe hidrokarbureve”.

Në momentet e para të hetimit, Smaznov, ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë krim, pasi sipas kapitenit ai ishte vetëm një puntor.

Smaznov ka treguar se sasia e naftës prej 22 mijë tonë 500 litra që ndodhet në anije, ishte porositur nga një agjensi nafte në Shqipëri.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Policia ka zbuluar se kompania quhet, “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare dhe administrohet nga shtetësja, Orledia Bare.

Nisur nga këto rrethana, policia e Durrësit ka shkuar në ambjentet e kompanisë “A.V Internacional Group”, duke marë kontakte me biznesmenin Piro Bare.

Siç mësohet Bare ka dëshmuar se kompania ku ai ka bërë porosinë, quhet “Ses Dmç Group”, me të cilën ka shkëmbyer disa e-maile.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Por teksa anija ka hyrë në ujërat e detit Adriatik, Piro Bare, ka paraqitur dokumentacion në doganën e Portit të Durrësit, për ta shkarkuar këtë ngarkesë në depozitat e tij në “Porto Romano”.

Për shkak të problemeve në dokumentacion, Piro Bare, nuk ka mundur të “çajë” dot në doganën e Durrësit me qëllim futjen e naftës në Shqipëri. Dhe për pasojë ka vendosur të tërhiqet nga blerja e kësaj sasie, duke vendosur të braktisë procedura në Doganën e Durrësit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *